Ylli i muzikës, Tina Turner, u bë e ditur se ndërroi jetë të mërkurën (24 maj) pas një sëmundjeje të gjatë.

Ajo vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër.


Lajmi për vdekjen u njoftua nga një deklaratë që një përfaqësues i familjes bëri për media.

tina tur Foto: Screenshot/Instagram

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut të Zvicrës”.

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.

img 4832 84aa Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, artistja e famshme ka lënë pas një karrierë të bujshme e të begatë muzikore.

Pas vdekjes, tashmë janë zbuluar shumë detaje e janë vënë në pah disa gjëra.

Së fundmi është parë që krijuesja e hitit "The Best" në Instagram ndiqte vetëm gjashtë njerëz.

Ata janë: Cheryl, Beyonce, Adrienne ëarren, Tina the Musical, Rhino Records dhe Parlophone.

Screenshot 26 5 Foto: Getty Images

Duket se Beyonce nuk është një befasi pasi kanë performuar së bashku "Proud Mary" në Grammy. /Telegrafi/