LAJMI I FUNDIT:

Time për shqiptarët: Heronjtë që shpëtuan hebrenjtë

Time për shqiptarët: Heronjtë që shpëtuan hebrenjtë

“Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë Time.

Ajo thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në Nju Jork.


Kjo ekspozitë për të vë në dukje “historitë e myslimanëve që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që persekutoheshin gjatë Luftës II Botërorë.”

“Megjithëse dy grupet fetare shpesh prezantohen si në kundërshti, kjo ekspozitë është një kujtesë se ata kanë ndarë një histori të rëndësishme bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjellët”, shkruan revista.

Pjesë e historive është edhe Khaled Abdul Wahab, i cili strehoi dhjetëra hebrenj në Tunizi apo Abdol Hossein Sardari, një diplomat iranian që ka ndihmuar mijëra hebrenj duke u dhënë pasaporta për t’u shpëtuar ushtarëve nazistë.

Time thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkusin, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johannan e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania”.

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për Time. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë. Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”!

Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori