Një grua e arratisur nga lufta e Kosovës dhe një yll i muzikës pop, të dy shqiptare, të dy në kopertinën e prestigjiozes Time Magazine me një diferencë prej 25 vjetësh – ky është tregimi i dy grave që kanë shkruar histori.
Në prillin e vitit 1999, e shënjestruar nga objektivi i fotografit, Sherife Luta u bë ikonë e rezistencës dhe e dhimbjes njerëzore. Fotografia e saj, në të cilën ajo shfaqet duke ikur nga lufta, u bë një nga imazhet më të fuqishme në Kosovë. Ajo nuk ishte vetëm një fytyrë në turmën e refugjatëve – ajo u bë fytyra e të gjithë atyre që lënë pas jetën, shtëpinë dhe të ardhmen në kërkim të sigurisë.
Kjo grua shqiptare që iu desh të largohej nga zjarri i luftës, të kapërcente malet me vajzën në krah, udhëtoi drejt të panjohurës, duke u bërë ikona e një kohe plumash.

Prill, 2024, Time Magazine përsëri e ka vëmendjen te një grua shqiptare. Kësaj here është Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore që ka pushtuar skenat e muzikës dhe zemrat e dëgjuesve. Në një intervistë ekskluzive, Dua ndan rrugëtimin që e solli atë nga ëndrrat e fëmijërisë, deri te sfidat dhe triumfet e saj si një artiste me ndikim të madh global.

E rritur në një familje shqiptare që ka përjetuar vetë sfidat e refugjatëve, Dua shprehet me pasion për rrënjët e saj dhe për dëshirën e të rinjve në Kosovë për të eksploruar botën. Ajo thekson rëndësinë e lirisë së lëvizjes dhe të mundësisë për të krijuar lidhje dhe përshtypje të reja, për një vend, që shpesh është perceptuar nëpërmjet këndvështrimit të konfliktit.
Përmes përkushtimit të saj të palëkundur për të ndryshuar narrativën dhe për të nxjerrë në pah potencialin dhe bukurinë e Kosovës, Dua ka bërë më shumë se thjesht të sjellë muzikë të mirë në botë – ajo ka sjellë shpresë dhe frymëzim.
Dy kopertina të Time Magazine, dy histori krejtësisht të ndryshme, por ato bashkohen në frymën e fortë shqiptare që i karakterizon. Nëpërmjet luftës dhe paqes, nëpërmjet dhimbjes dhe suksesit, këto gra kanë treguar se përtej sfidave, identiteti shqiptar mbetet i pandarë dhe i fuqishëm. Sherife Luta dhe Dua Lipa janë dëshmi e asaj që njeriu mund të përballet dhe të lulëzojë, pa harruar kurrë prej nga vjen. /Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa