LAJMI I FUNDIT:

Tillerson dhe ministrat e G7-së do të bisedojnë sot për Sirinë

Tillerson dhe ministrat e G7-së do të bisedojnë sot për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur në Itali, ku do të takohet me grupin e G7, me të cilët do të bisedojë për krizën në Siri, kanë njoftuar mediat italiane.

Përveç anëtarëve të G7-ës, ministrat e jashtëm të Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Katarit, po ashtu pritet të marrin pjesë në këtë mbledhje.


Mediat italiane kanë cituar ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, të ketë thënë se në mbledhje kushtuar Sirisë, do të bëhet thirrje për parandalimin e “përshkallëzimit të rrezikshëm ushtarak”, në konfliktin sirian, pas sulmit të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane.

Tillerson me gjasë do t’iu tregojë homologëve të tij të G7-ës për qëndrimin e SHBA-së në Siri.

Grupi i G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Kanadaja. Rusia ishte pjesë e G8-ës por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori