Një tifoz i ri i Mariners u bë viral të dielën pasi u kap duke e zhytur plotësisht fytyrën në një qese me kokoshka.

Seattle fitoi me rezultatin 11-4 kundër Athletics, ndërsa Cal Raleigh shënoi dy “home run”, transmeton Telegrafi.


Dhe një tifoz i ri po e shijonte me gjithë shpirt, ndërsa kamerat televizive e kapën duke shijuar me gjithë shpirt ushqimin e tij pas pjesës së tretë.

Tifozi i ri u pa duke mbajtur një qese të madhe me kokoshka me të dyja duart, ndërsa me kokë hëngri ushqimin përpara se të dilte për të marrë pak ajër.

Videoja e momentit ka fituar mbi një milion shikime në X dhe ka tërhequr shumë përgjigje miratuese nga tifozët. /Telegrafi/