LAJMI I FUNDIT:

Tifozëve të Anglisë u kërkohet të mos udhëtojnë në Romë mes frikës së variantit Delta të coronavirusit

Tifozëve të Anglisë u kërkohet të mos udhëtojnë në Romë mes frikës së variantit Delta të coronavirusit

Ministrja e qeverisë së Britanisë së Madhe, Anne-Marie Trevelyan u bëri thirrje tifozëve të Anglisë të mos udhëtojnë në Romë mes frikës së variantit Delta.

Anglia do të përballet me Ukrainën në çerekfinale e Euro 2020 të shtunën mbrëma në kryeqytetin e Italisë, Romë.


Sidoqoftë, Britania e Madhe është në listën e kuqe të Italisë për COVID-19 dhe një karantinë e detyrueshme pesë-ditore për udhëtarët nga Anglia u vendos më 18 qershor.

Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari
Lexo po ashtu Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari

Ministrja e qeverisë Anne-Marie Trevelyan paralajmëroi tifozët e Anglisë që “të shikojnë nga shtëpia dhe të brohorasin ekipin sa më fort që të munden”.

“Padyshim që është shumë e vështirë të mos buzëqeshësh vetëm për të parë të gjithë ata flamuj të mrekullueshëm duke valëvitur, kjo thjesht të bën kaq krenar që ekipi ynë po bën kaq mirë”.

“Por me të vërtetë, kërkesa është të shikosh nga shtëpia dhe të brohorasësh ekipin sa më fort që të mundesh”, ka thënë Trevelyan për Sky News.

Boris Johnson e përjeton fitoren e Anglisë në mënyrë të veçantë
Lexo po ashtu Boris Johnson e përjeton fitoren e Anglisë në mënyrë të veçantë

Federata e Futbollit konfirmoi të martën se nuk do të shiste bileta për ‘Grupin e tifozëve udhëtues të Anglisë”.

Prandaj, lojtarët anglezë do të mbështeten te banorët në Itali të cilët do të kenë mundësinë të blejnë një biletë për ndeshjen, ndërsa ata që udhëtojnë nga Britania e Madhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në stadium për shkak të kufizimeve të vendosura nga Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori