Aktorja e njohur e komedisë, Tiffany Haddish, ka qenë mbrëmë (e diel) e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.

Ajo u prezantua me një fustan elegant si në tapetin e kuq, ashtu edhe në pas-ndejën e organizuar nga “Vanity Fair”.


Aktorja Haddish është dukur joshëse edhe në para-ndejën e “Oscars”, të organizuar një ditë para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve.

tiffanyhaddish 277149014 1048304039109976 7063295165627374889 n

Veshjen e saj në këtë para-ndejë, ajo ia kishte besuar stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

Ky i fundit kishte zgjedhur që aktoren e famshme ta vishte me një nga kreacionet e prezantuara më herët gjatë këtij viti.

tiffanyhaddish 277363212 1001888123786162 7794825347186558204 n

Bëhet fjalë për të njëjtin fustan që kishte veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit Big Brother VIP – kur banorët morën të gjithë si dhuratë veshje të dizajnuara nga Valdrini.

276986348 1029591917991229 982962732024329039 n 1 e1648490856528

Fustani i zi është i gjatë deri te shputat dhe ka një detaj argjendi në pjesën e dekoltesë.

Monika e kishte veshur këtë fustan në kuadër të festës së Vitit të Ri, kur stafi kishte befasuar banorët, duke iu sjell në shtëpi veshje të realizuara enkas nga stilisti i njohur kosovar. /Telegrafi/

monikalubonja 271210949 346506026912767 8893902961105901207 n

monikalubonja 271235988 2841680419456439 5741214144961379440 n Foto: Monika Lubonja/Instagram

monikalubonja 272635284 117040650856816 6514441301997732132 n Foto: Monika Lubonja/Instagram

275701568 1381569895620180 7895131930782926926 n 1 e1648490880655 Foto: Big Brother VIP