LAJMI I FUNDIT:

‘Most’ do t’i monitorojë zgjedhjet me 3.300 vëzhgues

‘Most’ do t’i monitorojë zgjedhjet me 3.300 vëzhgues

Organizata qytetare ‘Most’ informon se ka filluar me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe fushatave zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ‘Most’, Darko Aleksov, tha se zgjedhjet dhe fushtatat do t’i vëzhgojnë 3.300 vëzhgues në territorin e Maqedonisë.


‘Sot ka filluar shqyrtimi publik i Listës zgjedhore dhe do të zgjasë deri më 11 dhjetor. Të gjithë qytetarët mund të vërtetohen në zyrat e zonave të KSHZ-së dhe në faqen izbirackispisok.gov.mk. Inkurajoj qytetarë në numrin e telefoni falas 080080080 të paraqiten për çfarëdo qoftë parregullsie’, tha Aleksov.

Organizara qytetare sot e promovoi edhe kampanjën e re ‘Vota yte, e drejtë e jotja’. /Telegrafi/