LAJMI I FUNDIT:

“Ti je një lule dielli” mbyll fushatën humanitare në Maqedoni

“Ti je një lule dielli” mbyll fushatën humanitare në Maqedoni

Iniciativa humanitare “Ti je një lule dielli” sot mbylli fushatën e saj humanitare. Në përmbylljen e kësaj fushate humanitare morën pjesë edhe kryetari i Kuvenit, Talat Xhaferi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi tha se fondacion i cili kishte idenë, kishte vullnetin dhe humanizëm dhe vetë sakrificë të mjaftueshme në vete që të iniciojë një fushatë humanitare e cila nuk njeh dhe nuk pranon kufij, dhe ka tendencë të zgjerohet edhe më gjerë në rajon. Filloi në Tiranë, vazhdoi në Prishtinë dhe sot jemi këtu, në Shkup në vënien kurorë mbi këtë fushatë e cila rezultoi me blerjen e pajisjes teknike spitalore e cila mungonte në Pavijonin e Onkohematologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup.


“Fëmijët, janë qenia rëndësishme por edhe qenia më e pamundur. Gëzohemi me to, mallëngjehemi me to, sëmuremi me to. Dhe nëse me këtë rast mund ta lehtësojmë së paku dhimbjen e tyre, duhet ta bëjmë edhe të pamundurën të mundur. Kjo do na bëjë njerëz më të mirë, humanë, më të kujdesshëm, profesional dhe të ndërgjegjshëm, mirëpo dhe mbi të gjitha, njerëz”, tha Xhaferi.

Ndërsa ministri Filipçe tha se donacioni i mjeteve nga Fondacioni “Ti je një lule dielli” ka arritur shumën e 62 mijë eurove si rezultat i mbledhjeve të mjeteve nga shitja e bluzave.

“Shëndetësia me të vërtet është një segment i ndjeshëm, ku ndihma e secilit është e mirëseardhur, veçanërisht kur janë në pyetje fëmijët dhe shëndeti i tyre”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori