LAJMI I FUNDIT:

Thyhet shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar

Thyhet shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar

Policia e Kavadarit njoftoi se mbrëmë në Kavadar janë thyer xhamat e shtabit të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën prej orës 22:00 më 18.11.2016 deri 09:00 19.11.2016 në rrugën “Priniska”, nga ana e personave të panjohur janë thyer xhamat e zyrës së OBRM-PDUKM-së e cila është e vendosur në komunitetin lokal “Zadrugar”, njoftuan nga policia.

Organet kompetente po bëjnë hetim në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rastit./Telegrafi/