LAJMI I FUNDIT:

Thyhet dritarja në mes të fluturimit, aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente në Portland

Thyhet dritarja në mes të fluturimit, aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente në Portland

Një aeroplan pasagjerësh humbi një pjesë të trupit të tij në ajër, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland, 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi ra një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare.

Alaska tha se 177 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin në bord dhe ai “u ul i sigurt”, raporton bbc.


Linja ajrore tha se do të ndalonte “përkohësisht” të gjithë 65 aeroplanët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.

Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe “po punon për të mbledhur më shumë informacione”.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se po “monitoron situatën”.

Duke njoftuar ndalimin e 65 aeroplanëve, CEO i Alaska Airlines, Ben Minicucci tha se “çdo aeroplan do të kthehet në shërbim vetëm pas përfundimit të inspektimeve të plota të mirëmbajtjes dhe sigurisë”.

Sipas fotografisë në mediat sociale të pjesës së jashtme të aeroplanit, zona e prekur ishte pas krahut dhe motorëve.

Ndryshe, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) konfirmoi se po heton incidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori