Xhamia Masjid Faizul Islam, ishte një ndër katër prej tempujve fetarë në Birmingham të Anglisë, që ka qenë shënjestër e keqbërësve.

Grupi i paidentifikuar, që besohet se ka kryer të gjitha thyerjet, qëlloi dritaret e të katër xhamive gjatë orëve të natës, kanë bërë të ditur zyrtarë kundër terrorit, transmeton Telegrafi.

Shkaku i këtyre sulmeve, besimtarët po frikësohen t’i marrin fëmijët në lutjet e së premtes, nga frika prej ndonjë sulmi tjetër, një javë pas masakrës në Christchurch.

Rojat e njërës prej xhamive, ka thënë se sulmi ndodhi rreth orës dy të mesnatës, ndërsa pos xhamave të dyerve dhe të dritareve nuk ka dëme tjera.

“Kam frikë të shkojë nesër të falem, bashke me fëmijët e mi të vegjël” ka thënë një banor, i shqetësuar me gjendjen.

Njësitet forenzike janë duke hetuar rastis, në kërkim të identifikimit të autorëve, teksa zyrtarët shtetëror e dënuan këtë veprim. /Telegrafi/