LAJMI I FUNDIT:

Thuhej se xhamat e Tesla Cybertruck nuk shpoheshin nga plumbi, u thyen nga afër me një mjet të fortë

Thuhej se xhamat e Tesla Cybertruck nuk shpoheshin nga plumbi, u thyen nga afër me një mjet të fortë

Drejtori i përgjithshëm në Tesla, Elon Musk ka mbetur i turpëruar, kur pretendimet e tij mbi kualitetin e xhamave të një makine të re, nuk dolën aspak të vërteta.

Ishte pretenduar se as as plumbi prej nëntë milimetrash, nuk do ta shponte xhamin e Tesla Cybertruck, por mjaftoi një mjet i fortë në formë sfere, që shkaktoi thyerjet, transmeton Telegrafi.


“Gjithmonë ka mundësi për përmirësime. Kemi hedhur mbi të gjëra të ndryshme, deri te një lavaman kuzhine dhe xhami nuk është thyer”, ka thënë Musk, duke shtuar se kjo do të rregullohet në të ardhmen.

Ky moment i turpshëm që ndodhi gjatë një aktiviteti në LA Auto Show, nuk ishte i vetmi që nuk është pëlqyer lidhur me këtë makinë.

Shfrytëzuesit e Twitterit, kanë lënë komente të ndryshme për dizajnin e Cybertruck, mes të cilave është thënë se makina duket sikur të jetë vizatuar nga ndonjë pesëvjeçar.

Por, specifikat e makinës që thuhet se do ketë autonomi deri në 800 kilometra, teksa nuk kushton më shumë se 36 mijë euro, duken mjaft të pëlqyeshme.

Këto pritet të shihen deri në vitin 2021, kur është thënë se do të lansohet Tesla Cybertruck. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Policia sinjalizon automjetin pa shofer të ndryshojë krahun - shihni se çfarë ndodh në Arizona

Policia sinjalizon automjetin pa shofer të ndryshojë krahun - shihni se çfarë ndodh në Arizona

Auto
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Ka një fushë plot me Porsche të braktisur në Kaliforni, cilën do të “shpëtonit” së pari?

Ka një fushë plot me Porsche të braktisur në Kaliforni, cilën do të “shpëtonit” së pari?

Auto
Kalo në kategori