Shoqata e Gastronomeve të Kosovës (SHGK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), kanë vendosur që me 15 dhjetor të protestojnë për shkak të mos mbështetjes financiare, mohimit të të drejtës për të punuar dhe mosgatishmërisë për takime dhe gjetje të zgjidhjes nga Qeveria e Kosovë.
Përfaqësues të të dy shoqatave në një konferencë për media, thanë se protesta do të nis në orën 13:00 para Qeverisë, pasi sipas tyre “ajo i ka burgos dhe nuk po u jap bukë”.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se pas shumë tentativave për t’i shfrytëzuar rrugët demokratike lidhur me kërkesat e tyre dhe mungesa e një strategjie të Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar gastronomisë.
“Mos pasja e një vizioni dhe një strategjie nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me gastronominë, neve na ka imponuar që t’i shfrytëzojmë rrugët demokratike, pra organizimin e protestës të cilën e kemi paralajmëruar me datë 15 dhjetor më pra 13:00 para qeverisë”, tha ai, transmeton KP.
Vranica tha se Qeveria i ka burgos dhe nuk po u jap bukë.
Kryetari i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva tha se po përgatitën për këtë protestë.
“Kjo protestë nuk është me dëshirën tonë por është imponuar për arsye se i kemi shterë të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kontaktojmë dhe të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë dhe ministritë përkatëse, por i kemi has në vesh të shurdhër dhe na u është imponuar kjo protestë, kështu që ftojë të gjithë bizneset që i përkasin fushës së hotelerisë dhe turizmit që të na bashkohen, estrada të na bashkohen, përfaqësues të sallave të dasmave , përfaqësues të këtij sektori”, ka thënë ai.
Sipas tij, këta sektorë kanë qenë më të atakuarit gjatë kohës së pandemisë
“Ne edhe ndihmat, do të thotë edhe ato që është dashur prej 420 milionë, as që ka filluar, prandaj nuk është çështja vetëm e zgjatjes së orarit, orës policore ose hapja e ahengjeve por edhe shumë faktor tjerë kanë ndikuar që të marrim këtë hap”, tha ai.
Në këtë konferencë u tha se ata nuk janë subvencionuar, iu është mohuar e drejta e punës dhe injorohen për takime.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre