LAJMI I FUNDIT:

Thirrjen evropiane për liberalizimin e vizave, analistët po e vlerësojnë të pasinqertë

Thirrjen evropiane për liberalizimin e vizave, analistët po e vlerësojnë të pasinqertë

Gjermania, Franca dhe Polonia të premten me një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. E kjo deklaratë nuk po shihet e sinqertë në Kosovë, por as nga ndërkombëtarë që kanë njohuri për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.

Heqjen e regjimit të vizave për Kosovën njëzëri e kanë kërkuar shtetet që njihen si “Trekëndëshi i Vajmarit”.


Thirrje u bë e përbashkët në një deklaratë nga Gjermania, Franca e Polonia.

Madje, kjo është hera e parë që Franca, ndër shtetet më skeptike për vizat, kërkon liberalizimin.

Por, kjo deklaratë nuk i duket aspak e sinqertë austriakut Gunther Fehlinger, i cili e njeh shumë mirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.


Gunther Fehlinger, njohës i zhvilimeve në Ballkanin Perëndimor

“Nëse vërtetë kancelari gjerman dëshiron që Kosovës t’i hiqet liberalizimi i vizave do të ishte një çështje shumë e vogël për vendin më të madh në Evropë. Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe kosovarët, por është çështje shumë e vogël për tërë kontinentin. Mirëpo, nëse kancelari do të dëshironte që kjo të përfundojë, ai mund të kishte kërkuar nga vetë presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe kjo do të ishte shumë lehtë e arritshme. Dhe kjo mbështetja që Franca bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë që po i bëjnë Kosovës, mendoj që nuk është e sinqertë dhe kjo është shumë dëshpëruese nga ana e tyre”, ka thënë Fehlinger.

Ndërsa, opinionisti Agron Hoti thotë se kjo deklaratë nuk është kuptuar qartë.

Ai thotë evropianët heqjen e vizave për Kosovën e ndërlidhin kryekëput me dialogun dhe përfundimin e tij me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.


Agron Hoti, opinionist

“Nuk e kemi lexuar drejt, sepse në këtë deklaratë, tri shtetet që janë kyçe në Bashkimin Evropian, e kanë thënë se Kosova duhet të tregojë përkushtim në dialogun me Serbinë, dhe me këtë drejtim kanë kërkuar progres në procesin e liberalizimit të vizave, sepse sikur këto tri shtete të ishin të interesuar për heqjen e vizave për Kosovën, atëherë nuk do të jepnin deklaratë të mjegullt për progres në këtë proces por do të kërkonin heqjen e tyre”, ka theksuar Hoti.

Këto tri shtete (Gjermania, Franca dhe Polonia), të cilat ndryshe quhen edhe “Trekëndëshi i Vajmarit”, në deklaratën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit dhe se pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet me aleatët në rajon. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori