LAJMI I FUNDIT:

Thirrje për aheng ”Informativen Razgovor”

Thirrje për aheng ”Informativen Razgovor”

Pas thirrjes në biseda informative të profesorit Goran Kallajxhiev, si edhe të Uranija Pirovskës dhe Mirjana Najçevskës nga Komiteti i Helsinkit, në rrjetin social Facebook është shpallur një thirrje për të marrë pjesë në një festë të quajtur ”Informativen Razgovor”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj thirrje, ftohen qytetarët në këtë aktivitet, që do të fillojë të premten në ora 21, pranë stacionit policor ”BEKO”. Kjo thirrje siç thonë organizatorët vjen „Pas ardhjes funksion të ministrit të punëve të brendshme, Mitko Çavkovi i ynë i vlefshëm është hapur ndaj qytetarëve për informacione“.


Supozohet se kjo thirrje është shpallur nga aktivisitë të protestave. Thirrjen e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/