LAJMI I FUNDIT:

Thirrja e Parlamentit Evropian për ta njohur Kosovën, po shihet si retorikë nga njohësit e çështjeve politike

Thirrja e Parlamentit Evropian për ta njohur Kosovën, po shihet si retorikë nga njohësit e çështjeve politike

Parlamenti Evropian sërish do t’u bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt. Por, për njohësit çështjeve politike këto thirrje nuk janë të mjaftueshme qe shtetet mos njohëse ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së, qe i referohet Kosovës si shtet dhe madje kërkon nga shtetet anëtare që ta njohin shtetësinë e Kosovës.


Profesori nga Westminster University, Aidan Hehir për televizionin Dukagjini thotë se pavarësisht këtij qëndrimi të Parlamentit, nuk pret ndryshime të pozicioneve të shteteve të BE-së qe nuk e njohin Kosovën.

“Tash e 10 vjet qëndrimi i Parlamentit Evropian është i njohur, ata i drejtohen Kosovës si shtet, por kjo nuk i ka shtyrë pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.  Shtetet që nuk e njohin Kosovën, siç është rasti i Spanjës, kur ato shohin qe mund te shkaktojë probleme potenciale të brendshme, ato hezitojnë ta njohin Kosovën. Që kur Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 me mbështetjen e fuqive perëndimore, u krijua ideja që shtetet e Bashkimit Evropian do ta njihnin pavarësinë, por kjo nuk ndodhi. Arsyeja tjetër është se nuk përbën ndonjë interes të madh për shtetet mos njohëse situata e Kosovës. Në sytë e perëndimit Serbia duket më atraktive sesa Kosova për shkak te interesit që shtetin Serb ta largojnë nga influenca e Rusisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Aidan Hehir.

Për njohësin e çështjeve politike, Visar Xhambazi, njëra prej arsyeve kryesore qe pesë shtetet Bashkimit Evropian nuk e njohin Kosovën është se ato kanë problem me minoritetet e tyre etnike, por edhe për shkak të mos angazhimit të mjaftueshëm nga vet shteti i Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Duhet ta kemi parasysh se shtetet mos njohëse nuk e kanë prioritet Kosovën…Arsyeja pse nuk e njohin Kosovën është se kanë probleme me minoritetet e tyre etnike. Mirëpo edhe Kosova duhet të tregojë qasje më proaktive. Nga ana tjetër thirrjet e Parlamentit Evropian për njohje të Kosovës janë thirrje retorike pasi Bashkimi Evropian përbëhet nga shtete nacionale”, deklaroi Visar Xhambazi.

Përmes këtij raporti, Parlamenti Evropian, ka kërkesa edhe për Kosovën, përkatësisht që t’i shtojë përpjekjet në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori