LAJMI I FUNDIT:

Thirr prej Shqipërisë për vetëm 15 cent minutën

Thirr prej Shqipërisë për vetëm 15 cent minutën

Duke filluar nga 15 qershori, të gjithë klientët e IPKO-së, të cilët udhëtojnë për në Shqipëri, mund të shijojnë komunikimin me më të dashurit e tyre për një çmim dhjetëra herë më të ulët.

Çmimi i thirrjes nga Kosova dhe Shqipëria drejt të gjithë operatorëve në të dyja vendet, është vetëm 15 cent për minutë, përderisa SMS janë 6 cent, ndërsa 14 cent kushton një Mega Byte. Prandaj, kur udhëtoni në Shqipëri, sigurohuni që roamingun ta keni të ndezur.

E njohur për pakot e telefonisë mobile më të mira në vend, IPKO ka krijuar katër pako të reja të cilat mund të përdoren ekskluzivisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Dy pako janë për klientët me parapagim apo me rimbushje dhe dy të tjera për klientët me kontratë. Këto pako janë përplot me përfitime, duke filluar nga 250 minuta, 300 SMS dhe 3GB, deri në 1,000 minuta dhe 20 GB të cilat mund të përdoren në të dyja vendet, Kosovë dhe Shqipëri.

Përderisa, ata të cilët duan të përdorin vetëm internetin në telefon, atë mund ta bëjnë duke aktivizuar pakot ekzistuese regjionale më të mira të romingut, duke thirrur në *478#.

Për më shumë rreth çmimeve dhe pakove, ju lutem vizitoni faqen www.ipko.com.

IPKO fillon aplikimin e heqjes së tarifave të romingut për klientët e saj, duke e respektuar vendimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për  heqjen e tarifave të romingut.

Artikull i sponzorizuar