LAJMI I FUNDIT:

Me thikë gjuetie ther policin australian, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Me thikë gjuetie ther policin australian, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Policia australian Hayden Edwards do të rrëqethet, sa herë që do ta kujton intervenimin në stacionin kryesor të trenave në Sydney.

Pasi që kishin përfunduar me intervenimin, polici po qëndronte me kolegun dhe po bisedonin, kur papritmas nga pas iu afrua një burrë i panjohur që e theri në shpinë me thikë të gjuetisë, transmeton Telegrafi.


E këtë sulm rrëqethës e kanë filmuar kamerat e sigurisë, kurse kolegët e Edwards kanë reaguar menjëherë duke e “neutralizuar” sulmuesin mbi të cilin rëndojnë disa pika të aktakuzës.

Polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin Royal Princ Alfred, ku pas intervenimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

E në raportin e mjekëve thuhet se thika kishte depërtuar gjashtë centimetra në trup, por që për fat të mirë nuk i ka prekur organet vitale. /Telegrafi/