LAJMI I FUNDIT:

Thiago Alcantara dhe James Rodriguez vlerësohen si dy transferimet më të mira të verës në Ligën Premier

Thiago Alcantara dhe James Rodriguez vlerësohen si dy transferimet më të mira të verës në Ligën Premier

Transferimi i Liverpoolit, Thiago Alcantara dhe ai i Evertonit, James Rodriguez janë votuar nga agjentët e futbollit si transferimet më të mira të verës në Ligën Premier.

Mediumi i njohur The Athletic ka bërë një sondazh me transferimet e verës dhe ka pyetur 18 agjentë për të gjetur se cilat ishin lëvizjet më e mira të verës.

Transferimi i spanjollit Thiago Alcantara në Anfield është votuar si më i mirë nga agjentët e futbollit.


Cavani dhe Van de Beek vlerësohen si dy transferimet më të këqija të verës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Cavani dhe Van de Beek vlerësohen si dy transferimet më të këqija të verës në Ligën Premier

Ky transferim ka grumbulluar 28 për qind të votave, duke u renditur i pari, pasi ai u ble për 25 milionë funte nga Bayern Munichu dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me ekipin e Jurgen Klopp.

Transferimi falas i James Rodriguez nga Real Madrid në Everton është votuar i dyti në radhë me 22 për qind të votave, transferimet e Allan te Evertoni dhe Callum Wilson te Newcastle renditen në vendin e tretë dhe katërt.

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve
Lexo po ashtu Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Përveç këtyre, vlerësim pozitiv kanë marrë edhe transferimet e Gareth Bale të Tottenhami dhe Diego Jota te Liverpooli.

Më poshtë keni listën me transferimet më të mira të verës sipas agjentëve të futbollit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori