Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë (thikë) një të mitur të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:10 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.


Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 02.09.2026 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar -i mitur, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/