Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren, rasti po hetohet

Një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj të mërkurën në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 02.09.2026 – NN. Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































