Një person (i mitur) është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës “Dhunim”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orëve 01:00-02:00 në Istog.


Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Istog 02.09.2026 – 01:00-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/