Theret me thikë një person në Drenas, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar për shkak se e kishte therë me mjet të mprehtë një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:37 në fshatin Korroticë të Poshtme, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë - thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































