Më 21 qershor të vitit 1905 lindi Jean-Paul Sartre (Zhan-Pol Sartri), filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit dhe të filozofisë në përgjithësi – përfshirë atë marksiste të shekullit XX. Sartri ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare. Ishte i angazhuar deri në fund të jetës së tij (1980).
Në vitin 1964 nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”. Shumë njerëz u çuditën kur Sartri e refuzoi çmimin duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se “një shkrimtar nuk duhet ta lejojë veten që të shndërrohet në institucion”.
Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Sartri u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi: “Ju nuk arrestoni Volterin”, tha ai.
Me qëllim “sfidimin e çdo ideje dhe çdo personi”, pohimet e Sartrit kërkojnë që ne të pranojmë përgjegjësinë për zgjedhjet tona dhe botën tonë, duke përqafuar të panjohurën e pakonceptueshme. Filozofia e tij shkatërruese për qenien dhe asgjënë vazhdojnë të zhysin njerëzit në krizat e tyre më të thella ekzistenciale.
Më poshtë janë 30 shprehje të tij:
• Dua të largohem, të shkoj diku ku me të vërtetë është vendi im, ku përshtatem… por vendi im është askund, jam i padëshiruar.
• Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm.
• Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm
• Ferri janë njerëzit e tjerë.
• “Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi.
• Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë
• Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht
• Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë.
• Njeriu nuk është shumatorja e gjërave që ka, por shumatore e atyre që nuk kanë dhe atyre që mund të kishin
• Ora tre e natës është gjithnjë shumë herët ose shumë vonë për të bërë atë që ti do.
• Dikush është çfarë ai do të kërkojë të jetë dhe çfarë do të bëhet.
• Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut.
• Njeriu është një pasion i kotë.
• Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën.
• E tmerrshme nuk është të vuash, as të vdesësh, por të vdesësh kot.
• Jeta fillon në anën tjetër të dëshpërimit.
• Të gjithë aktivitetet njerëzore janë ekuivalente … dhe të gjitha në parim janë të dënuara të dështojnë.
• Është e sigurt që nuk mund t’i shpëtojmë ankthit, sepse ne jemi vetë ankthi.
• E di që kurrë nuk do të takoj ndonjë person që do të më inspirojë mua me pasion. Një punë quhet edhe të fillosh të duash dikë. Duhet të kesh energji, bujari dhe verbëri.
• Fjalët janë pistoleta të mbushura.
• Nuk jam më i sigurt për asgjë. Nëse ngop dëshirat e mia, kam mëkatuar, por e ndaj veten nga ato. Nëse refuzoj t’i kënaq, ato infektojnë të gjithë shpirtin.
• Një person gjithnjë vdes shumë herët ose shumë vonë. Dhe, përsëri jeta është aty. Vija është vizatuar dhe gjithçka duhet që të shtohet. Nuk je gjë tjetër përveç se jeta jote.
• Përgjegjësia jonë është shumë më e madhe nga sa kemi supozuar, sepse përfshin të gjithë njerëzimin.
• Më pëlqejnë të gjithë ëndërrimtarët. E keqinterpretoj zhgënjimin për të vërtetën.
• Ah sa i urrej krimet e gjeneratës së re. Janë të thata dhe sterile.
• Koha është shumë e madhe, nuk mund të mbushet. Çdo gjë që ju bëni, shpërbëhet.
• Të hash do të thotë të përvetësosh shkatërrimin.
• Hiçi qëndron spirale në zemër si të jetë një krimb.
• A nuk ndihesh në të njëjtën mënyrë? Kur nuk shoh veten, edhe pse e prek veten, pyes veten nëse me të vërtetë ekzistoj.
• Unë ekzistoj, kjo është e gjitha, dhe më duket e neveritshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Ton Koka, shqiptari i CIA-s që zbulonte agjentët e UDB-së dhe KGB-së në Evropë

Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

Kujtimet e oficerit britanik: Ndaj kundërshtarëve, Enver Hoxha ishte i pashpirt

Nusja që zemëroi Venedikun, pasi përdori një pirun

Komisia Letrare e Shkodrës dhe shqipja standarde

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal