LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Martin Luther Kingiut: Vetëm në errësirë mund t’i shohësh yjet!

Thënie të Martin Luther Kingiut: Vetëm në errësirë mund t’i shohësh yjet!

• Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë!

• Falja nuk është një akt rastësor, por një veprim permanent!


• Dashuria është e vetmja forcë e vlefshme për të transformuar një armik në një mik!

• Mos e lejo asnjë mashkull të të ulë aq shumë, sa ta urresh atë!

• Nëse unë nuk mund të bëj dot gjëra të mëdha, unë mund të bëj gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe!

• Urrejtja e shkatërron urryesin!

• Disa gjëra janë të drejta dhe disa gjëra janë të gabuara. Është e gabuar të urresh. Do të jetë përherë një gabim!

• Koha është gjithmonë e duhura për të bërë atë që është e duhur!

• Unë kam vendosur të kapem pas dashurisë. Urrejtja është një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur!

• Vetëm në errësirë mund të arrish t’i shohësh yjet!

• Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, ec. Nëse nuk mund të ecësh, zvarritu. Bëj çdo gjë vetëm për të vazhduar përpara!

• Errësirën nuk mund ta dëbojë dot errësira; vetëm drita mund ta bëjë këtë gjë. Urrejtjen nuk mund ta largojë dot urrejtja; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë gjë!

• Pesha e një njeriu nuk shihet se si reagon në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por se si reagon në kohërat e vështirësive dhe debateve!

• Unë kam një ëndërr që të katër fëmijët e mi një ditë të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre. /bota.al/