LAJMI I FUNDIT:

Thënie nga Tyrion Lannister për mençurinë dhe fitoren

Thënie nga Tyrion Lannister për mençurinë dhe fitoren

Me një zgjuarsi të shpejtë, zemër të madhe e gjuhë të mprehtë, Tyrion Lannister është bërë një prej personazheve të preferuara të serialit “Game of Thrones”.

Çdo adhurues i madh e din të paktën një prej thënieve të tij të mençura, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se është i mbushur me shprehi të këqija, Tyrion gjithmonë ka qenë i përsosur në aspektin e fjalëve.

Ai është treguar më i mençur se thuajse shumica e personazheve tjera të “Game of Thrones” duke i përdorur fjalët për t’u arsyetuar me njerëz të paarsyeshëm dhe për ta krijuar një rrethanë më të mirë.

Aftësitë diplomatike dhe strategjia e kanë ndihmuar atë që të bëhet Dora e Mbretit dhe Dora e Mbretëreshës.

Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të mira gjatë serialit.

“Asnjëherë mos harroni çfarë jeni, pjesa tjetër e botës nuk do të harroj. Përdoreni atë si parzmore dhe asnjëherë nuk mund të përdoret për t’ju lënduar juve”

– “Vdekja është përfundimtare, por jeta është e mbushur me mundësi”

– “Vëllai im e ka shpatën e tij, mbreti Robert e ka armën e tij dhe unë e kam mendjen… dhe mendjes i nevojiten librat njësoj sikurse shpatës guri mprehës. Prandaj lexoj shumë”

– “Posa t’i keni pranuar të metat që i keni, askush nuk mund t’i përdor ato kundër juve”

– “Përpiqem të njoh sa më shumë njerëz që mundem, asnjëherë nuk e dini se kush ju nevojitet”

– “Çdo herë që ballafaqohemi me një armik, ne i krijojmë dy tjerë”

– “Çfarë i bashkon njerëzit? Ushtritë? Ari? Flamujt? Historitë! Nuk ka gjë më të fuqishme sesa një histori e mirë. Askush nuk mund ta ndalë atë, asnjë armik nuk mund ta mposhtë atë”

– “Një njeri i mençur ka thënë se asnjëherë nuk duhet të besoni në një gjë vetëm për shkak se dëshironi ta besoni atë”. /Telegrafi/

 

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori