LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey më nuk do të jetë në krye të kompanisë amerikane

Themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey më nuk do të jetë në krye të kompanisë amerikane

Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, duket se më nuk do të jetë në krye të këtij rrjeti social.

Dorsey themeloi Twitter-in në vitin 2006 dhe ishte drejtor ekzekutiv i Twitter dhe kompanisë Square, transmeton Telegrafi.


Ai ishte nën presionin e madh të disa investitorëve që kërkuan qysh nga viti i kaluar që ai të tërhiqet.

Vlera e aksioneve të Twitter janë rritur dukshëm që nga publikimi i lajmit për largimin e tij.

Lajmin për largimin e Dorsey fillimisht e kumtoi CNBC, duke u thirrur në burime anonime, e agjencia e lajmeve Reuters raporton se ka të njëjtin informacion.

Të dielën Dorsey ka shkruar në Twitter: “E dua Twitterin”. /Telegrafi/