LAJMI I FUNDIT:

Thellohet skandali: Negreira ka dërguar disa raporte në zyrat e Barcelonës

Thellohet skandali: Negreira ka dërguar disa raporte në zyrat e Barcelonës

Zbulimet e reja vazhdojnë të dalin rreth rastit “Negreira”, pas konfirmimit të akuzave ndaj Barcelonës për “korrupsion të vazhdueshëm sportiv”, i cili u konfirmua javën e kaluar.

Klubi katalunas pretendon se e kanë paguar Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve, për raportet skautuese dhe raportet mbi gjyqtarë të veçantë që janë përdorur nga ekipi i parë për t’i menaxhuar më mirë ata në fushë.

Shembulli i parë i këtyre raporteve është zbuluar, sipas Libertad Digital. Letrat u sekuestruan pas një kontrolli në shtëpi të ish-drejtorit të Barcelonës, Josep Contreras, i cili vdiq në dhjetor.


Laporta mezi i mbajti lotët, kur foli për akuzat që po i bëhen Barcelonës për rastin "Negreira"
Lexo po ashtu Laporta mezi i mbajti lotët, kur foli për akuzat që po i bëhen Barcelonës për rastin "Negreira"

Raportet, të titulluar si “raporte konfidenciale të arbitrazhit”, ishin zakonisht dy deri në tre faqe dhe ishin të mbushura me gabime drejtshkrimore. Një shembull i shfaqur ishte për ndeshjen midis Barcelonës dhe Mallorca në vitin 2012, e cila u arbitrua nga Ignacio Iglesias Villanueva.

Raporti u përqendrua në të dhënat personale të Iglesias Villanueva rreth rekordit të tij për Barcelonën dhe Mallorca, ndërsa u rendit edhe një profil personal.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi është i pafajshëm dhe ai është në proces të kryerjes së një hetimi të brendshëm për rastin “Negreira”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori