The Kosovar nationalist party – Vetëvendosje!
Partia nacionaliste kosovare, Vetëvendosje, kështu niset një shkrim në portalin e “France 24” në gjuhen angleze (http://observers.france24.com/content/20121024-nationalist-demonstration-kosovo-ëe-fear-serbia-ëill-take-back-country-north-pristina).
Është interesant se në debatet rreth konceptit të kombit kosovar mediat në Kosovë ma kanë ndajvënë Vetëvendosjen si palë të kundërt. Ironia është se pikërisht Vetëvendosja është përfaqësuesja e nacionalizmit kosovar dhe në këtë drejtim me Vetëvendosjen dallohemi vetëm në përmasa të ambicieve. Ambicia ime është që Mitrovica, Prishtina, apo Prizreni të jenë qendra të nacionalizmit kosovar, kurse ambicia e Vetëvendosjes është që qendra e nacionalizmit kosovar të jetë Tirana.
Fakti që Vetëvendosja nuk e përdorë termin kombi kosovar po termin kombin shqiptar, nuk e ndryshon gjendjen faktike. Edhe nacionalistët grekë në terminologjinë e tyre kanë për kryeqytet Konstantinopojën (Stambollin), por kjo nuk e fshehë faktin se qendra e nacionalizmit grek është Athina dhe se në Stamboll kultivohet një tjetër nacionalizëm – nacionalizmi turk.
Vetëvendosje mund ta konsiderojë për kryeqytet Tiranën, por kjo nuk e fshehë dot faktin se nacionalizmi i Vetëvendosjes është nacionalizëm kosovar dhe se qendër ka Prishtinën. Termi kosovar e pengon Vetëvendosjen, sepse konsiderohet kufizim i aspiratave të saj. Vetëvendosja pretendon Tiranën kryeqytet, por jo Tiranën kryeqytet ku dominon nacionalizmi multietnik, çfarë është në fakt nacionalizmi shqiptar i Tiranës sot, po nacionalizmi monoetnik i Prishtinës.
Nacionalizmi kosovar (i Prishtinës) e nacionalizmi shqiptar (i Tiranës) kanë një gjenezë të përbashkët, por ata tani i dallon stadi i zhvillimit.
Në Tiranë nuk e kanë problem që një bullgar, vllah, rom apo grek të zgjidhet President apo Kryeministër i vendit; nuk e kanë problem që një pjesëtar i ndonjë minoriteti etnik të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong apo Miss Univers.
Në Prishtinë, Presidenti apo Kryeministri i vendit mund të jetë vetëm dikush që është shqiptar etnik. Heronj të Kosovës janë vetëm shqiptarë. Edhe pse Presidentja Jahjaga bëri një hap përpara dhe shpalli boshnjakun Shefko Sallkoviq hero të Kosovës, asnjë institucion tjetër nuk rendi që të emërojë ndonjë rrugë, shkollë apo çka do tjetër me emrin e këtij heroi.
Karakteristikë e partive nacionaliste është transformimi i tyre. Kjo vjen nga fakti se interesat e vendit ndryshojnë me kohën dhe partitë nacionaliste si mbrojtës më besnikë të tyre transformohen se bashku me interesat e vendit.
Rrallë kush po e vëren transformimin e Vetëvendosjes. Prej një lëvizjeje kundër institucioneve të Kosovës, Vetëvendosje u shndërrua në mbrojtësen e tyre. Prej një budallallëku kulmor që bëri me refuzimin për ta përkrahur Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt, në një parti që filloi të integrojë opozitën dhe shoqërinë civile. Ky transformim i fundit i Vetëvendosjes trembi edhe kryetarin e LDK-së, i cili menjëherë u kundërpërgjigj me idenë për bashkimin e së djathtës duke lanë m’anash Vetëvendosjen.
Shumëkush mund ta sheh si të padobishme përgjakjen e aktivistëve të saj në bulevardin e Prishtinës, por kjo e benë Vetëvendosjen të paneglizhueshme në pazaret politike. Ajo mund të neglizhohet tani në pazaret e mëdha në të cilat tani janë të involvuar Uashingtoni e Brukseli, por nesër këto pazare kryhen dhe mbeten pazaret më pak të rëndësishme për Uashingtonin e Brukselin, por shumë të rëndësishme për Kosovën, siç është fakti se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.
PDK e zhytur në skandale tani e gëzon ndihmën e madhe të Uashingtonit e Brukselit për shkak të qëndrimit të saj më fleksibil ndaj bisedimeve me Beogradin dhe mungesës së vizionit të opozitës në këtë aspekt. Por, nesër-pasnesër ky kapitull përfundon dhe fuqia e PDK për të qeverisur do të venitet.
Në anën tjetër, imagjinoni LDK-në në qeverisje ku EULEX-i do të ketë përfunduar misionin dhe SHIK-u e Vetëvendosje do të jenë në opozitë. Kur këtë situatë hipotetike ia paraqita një aktivisti të LDK-së, e ai më tha se atëherë s’kish për të guxuar me tregu që është më LDK.
Ky fakt tregon që Vetëvendosje nesër-pasnesër do të jetë pjesë e rëndësishme (jo margjinale) e pushtetit në mos e marrtë të tërin për vete siç edhe pretendon. Por, derisa Vetëvendosje të refuzojë një pjesë të pushtetit, e ka larg ta marrë të tërin. Në momentin që do ta synojë një pjesë të pushtetit, edhe mund ta merr shumë kollaj të tërin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?