LAJMI I FUNDIT:

Thasët që përdoreshin për barrikada, Elshani: Dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe planifikonin të sulmonin Policinë

Thasët që përdoreshin për barrikada, Elshani: Dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe planifikonin të sulmonin Policinë
Veton Elshani

Dhjetëra thasë të mbushura me rërë janë gjetur sot në një objekt në veri të Kosovës të cilat janë përdorur si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës si dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgojnë në Zveçan.

Kështu tha për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.


Ai tha se Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në Komunën e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.

Policia bastis një objekt në Zveçan, gjenden thasë të mbushura me rërë, Elshani: Janë përdorur për barrikada
Lexo po ashtu Policia bastis një objekt në Zveçan, gjenden thasë të mbushura me rërë, Elshani: Janë përdorur për barrikada

Sipas tij, thasët e mbushura me rërë janë gjetur në katin e tretë të një objekti.

“Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgojnë në Zveçan”, ka thënë Elshani.

Tutje ai shtoi se ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, ka thënë ndër të tjera, Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori