0Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ditët e ardhshme do të marrim lajme pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës së zhvilluar në Komunën e Ferizajt, respektivisht përcjelljen e fushatës së korrje – shirjeve që po bëhen në këtë komunë.

“Ditët e ardhshme do të marrim lajme të mira për liberalizim e vizave, ku presim që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nuk mund të flitet më ditë, javë ose muaj, “por presim që gjatë sezonit të vjeshtës do të punojmë veç e veç me shtete për të mundësuar liberalizimin e vizave”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)