LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi Valdete Dakën, flasin për reformën zgjedhore

Thaçi takoi Valdete Dakën, flasin për reformën zgjedhore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me bashkëpunëtorët, me të cilët bisedoi për punën e suksesshme të këtij institucioni të pavarur.

Presidenti Thaçi falënderoi kryetaren e KQZ-së, Daka, për punën e shkëlqyer në organizimin e zgjedhjeve të mëparshme, në veçanti të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe atyre të përgjithshme më 2014.


“Puna e KQZ-së ka qenë parakusht dhe bazë e fuqishme për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe transparente. Gjithashtu, edhe sot ju falënderoj për organizimin për herë të parë të zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, që ka qenë një sfidë e madhe, por që ia keni dalë me punën tuaj profesionale, të përgjegjshme”, tha Presidenti Thaçi.

I pari i vendit dhe drejtuesja KQZ-së diskutuan hapat e mëtutjeshëm për funksionimin më efektiv të këtij institucioni të rëndësishëm.

Ai tha se do të punohet maksimalisht që edhe vakuumet ligjore të plotësohen për një funksionim edhe më të avancuar të këtij organizimi të rëndësishëm të vendit.

“Të plotësohet Ligji për financimin e partive politike… gjithashtu Ligji për zgjedhjet lokale dhe ai për zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se duhet edhe të “fillohet të punohet për Ligjin për funksionimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, por edhe Ligjin për funksionimin e partive politike”.

Duke folur për nevojën për reformë elektorale, Presidenti Thaçi u shpreh se “KQZ, me përvojën dhe ekspertizën e vet, do të mund të japë një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë proces, në kuadër të të cilit është e mirëseardhur edhe ndihma e mekanizmave profesionalë ndërkombëtarë, të tillë si Komisioni i Venedikut dhe të tjerë”.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se e mori zotimin e presidentit Thaçi dhe të institucionit të cilin ai e drejton për punën e KQZ-së dhe për përkrahjen e KQZ-së në angazhimet e mëtejme.

“Ne pranë KQZ-së jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen ta kryejmë punën tonë dhe obligimet tona kushtetuese”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Daka.

Presidenti Thaçi tha se si i pari i vendit do të përkrahë fuqishëm punën profesionale të KQZ-së, si një institucion i pavarur.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori