LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Engel: Kosova gjithmonë ka dal fituese kur ka qenë me SHBA-në

Thaçi takon Engel: Kosova gjithmonë ka dal fituese kur ka qenë me SHBA-në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Amerikë, ka zhvilluar një takim me kongresistin Eliot Engel.

Përmes një postimi në Fcebook, Thaçi ka shkruar se Kosova ka dalë gjithmonë fitimtare kur ka qenë bashkë me SHBA-në.


Postimi i plotë:

Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi. /Telegrafi/