LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesit e BE-së, bënë thirrje për respektim të institucioneve të pavarura

Thaçi takoi ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesit e BE-së, bënë thirrje për respektim të institucioneve të pavarura

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19, dhe forcimin e institucioneve demokratike.


Thaçi në një postim në Twitter ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese është jetike për demokracinë.

“Takim i mirë me ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/