LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takime me liderë të fuqishëm botërorë, flet për marrëveshjen me Serbinë (Video)

Thaçi takime me liderë të fuqishëm botërorë, flet për marrëveshjen me Serbinë (Video)

Mankifestimin e organizuar në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për të takuar liderët më të fuqishëm të botës. Ai ka takuar edhe presidentin rus, Vladimir Putin, i cili, sipas Thaçit, i ka thënë se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia e përkrah.

Vizitën e tij në Francë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka shfrytëzuar për të pasur takime me krerë të shteteve më të fuqishme të botës, me të cilët ka folur për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.


Takimi i fundit ishte ai me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Thaçi këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Në Paris e takova për herë të parë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë”, shkroi Thaci në Facebook, duke e cituar Putinin të ketë thënë: “Në rast se ju arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”.

Ky ishte takimi i dytë i Thaçit me krerët rus, pas takimit që pati me kryeministrin e këtij shteti, Dimitry Medvedev, në Ankara.

Por, Presidenti ka pasur takime edhe me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Në këtë takim, Thaçi thotë se Trump “mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Për dialogun, Thaçi foli edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai në postimin në rrjetin social, Facebook shkroi se “Përkrahja gjermane është përcaktuese për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila afron edhe më tepër rajonin tonë me Bashkimin Evropian, si dhe e forcon paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin”.

Në kuadër të shënimit të përfundimit të 100 vjetorit të luftës së parë botërore, Thaçi ka pas takime edhe me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, por takoi edhe atë turk, Rexhep Taip Erdoan, të cilin e quajti mik të vërtet.

Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ku shihet që presidenti i Kosovës, qëndron përkrah liderëve botëror, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, në publik, ka shkaktuar reagime të më dha në opinionin serb. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori