LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi: S’kam kryer krime, kam shkelur vetëm ligjin e Millosheviqit

​Thaçi: S’kam kryer krime, kam shkelur vetëm ligjin e Millosheviqit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sonte u është drejtuar qytetarëve të vendit për herë të parë pas propozim-aktakuzës nga Specialja për kinse krime lufte.

Ai ka thënë se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kriminelit Sllobodan Millosheviq, teksa ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

Ai në një video-incizim prej rreth 18 minutash adresuar qytetarëve ka thënë se gjatë karrierës së tij gabime politike në paqe mund të ketë bërë, por krime lufte asnjëherë.

Thaçi ka thënë se edhe po të kthehet mbrapa në kohën, të cilën e ka quajtur të zezë të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, do të bënte të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar.

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje
Lexo po ashtu Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje

Ai ka thënë po ashtu se mbi dy dekada i ka mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

Ky parim sipas tij, mbetet i njëjtë edhe sot: “Kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me vote”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori