LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: S’ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë me uniformë, të tjerat janë mashtrime

Thaçi: S’ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë me uniformë, të tjerat janë mashtrime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se drejtësia në Kosovë duhet t’i inkurajohet që rastit të veteranëve t’i shkohet deri në fund, pasi sipas tij, nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë luftëtarë në uniformë, ndërsa të tjerat janë mashtrime.

Thaçi këto komente i bëri në konferencën rajonale kundër korrupsionit që po mbahet në Prishtinë.


“Për rastin e veteranëve duhet ta inkurajojmë drejtësinë që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund. E vërteta është shumë e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12 mijë-15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerat janë mashtrime. Këtij mashtrimi të madh me humbje të madhe të buxhetit të Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, dhe jo përmes kërcënimeve dhe presionit politik prej kujtdo që vjen”, ka përfunduar presidenti.

Presidenti i vendit po ashtu ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të sillte dobi jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Do të jemi fitues të gjithë, ndërsa humbës do të ishin vetëm njerëzit e kriminalizuar….”, tha ai, duke shtuar se pret mbështetje nga miqtë ndërkombëtar.

Ndryshe, presidenti gjatë kësaj konference ka folur edhe luftimit të korrupsionit në Kosovë.

Ai tha se korrupsioni nuk është çështje specifike vetëm për Kosovën apo për vendet e rajonit.

“Republika e Kosovës është shteti më i ri në rajon, përgjatë 10 viteve shtet, ka marr një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit Kushtetutës.  Shteti ligjor (shteti i së drejtës) dhe qeverisja e fortë, e prirë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ushqejnë rritjen ekonomike të një vendi dhe hap perspektiva për të gjithë qytetaret. Në këtë drejtim Republika e Kosovës ka miratuar legjislacion përkatës për këtë fushë, duke krijuar edhe mekanizma institucional dhe ndërinstitucional për ketë qëllim. Por, kemi edhe sfida që ndërlidhen me zbatim të legjislacionit dhe funksionim e këtyre mekanizmave”, u shpreh presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori