LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Shqetësimet e afaristëve janë reale, duhet të kemi interes të veçantë për sektorin privat

Thaçi: Shqetësimet e afaristëve janë reale, duhet të kemi interes të veçantë për sektorin privat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një vizite në Odën Ekonomike ka thënë se sektori privat duhet të ketë vëmendjen e veçantë të institucioneve.

Thaçi ka shtuar se shqetësimet e afaristëve janë reale dhe se duhet të dëgjohen kërkesat e tyre.

“Në këtë drejtim do të punojmë të gjithë që të nxirret një pako e plotë, e qartë dhe e nevojshme dhe në pajtueshmëri me nevojat që të jemi në dispozicion të ekonomisë. Gjithashtu, duhet të kemi interes të veçantë për sektorin privat, për kujdesin që duhet të kemi ndaj punëtorëve që të vazhdojnë prodhimin dhe të njëjtën kohë t’i shohim edhe masat tjera që duhet t’i ndërmarrim si institucione me një angazhim të përbashkët të spektrit politikë në mënyrë që të kemi një qasje më serioze në të ardhmen”, tha Thaçi, përcjell Telegrafi.

Ai tha se, deri më tani ka pasur një qasje të dështuar për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike.

“Deri më tani kemi pasur një qasje jo serioze, jo profesionale dhe të dështuar për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, por duhet të vazhdohet edhe me zbatimin e plotë të investimeve kapitale për hapjen e investimeve të tjera që janë domosdoshme për hapje të vendeve të punës. Shqetësimet e afaristeve janë reale dhe duhet të janë kërkesa për institucionet e vendit, prandaj takime të tilla do të zhvillojmë në mënyrë që të jemi më afër sektorit privat”, shtoi ai. /Telegrafi/