LAJMI I FUNDIT:

Thaçi shprehet mirënjohës për angazhimin 20 vjeçar të NDI-së në Kosovë

Thaçi shprehet mirënjohës për angazhimin 20 vjeçar të NDI-së në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit në zhvillimin e demokracisë.


“Tash kur NDI-ja i bënë 20 vjet prezencë në Kosovë, jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në procesin e demokratizimit, të ndërtimit të institucioneve, në qeverisjen e mirë, në përfaqësimin dhe integrimin e komuniteteve dhe fuqizimin e gruas”, ka deklaruar presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.

Thaçi po ashtu ka falënderuar presidentin Mitchel për kontributin përcaktues që ka dhënë NDI-ja në organizmin e javës së gruas, fuqizimin e rolit të saj në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel, ka theksuar se NDI-ja do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, me mbështetje të veçantë për Kuvendin e Kosovës dhe shoqërinë civile.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin e NDI-së për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori