LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, për fat të keq heshtja ndërkombëtare ka krijuar amnisti për gjenocidin serb

Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, për fat të keq heshtja ndërkombëtare ka krijuar amnisti për gjenocidin serb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Pasi ka bërë homazhe, presidenti Thaçi tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe se heshtja e ndërkombëtareve ka krijuar amnisti për serbët, transmeton Telegrafi.


“Si çdo herë edhe sot jemi në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike të bashkëluftëtarit dhe komandantit Ilaz Kodra. Një prej themeluesve të UÇK-së, i cili ka rënë heroikisht para 21 vitesh në përballje me Ushtrinë dhe policinë Serbe duke mbrojtur popullatën civile. Sot kujtojmë edhe rreth 300 civilë shqiptarë, burra, gra, fëmijë, të vrarë nga ushtria serbe në fshatin Vërboc këtu në Drenicë, dhimbja është e madhe, pikëllimi është i madh. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer spastrim etnik, për fat të keq heshtja ndërkombëtare ka krijuar një lloj amnisti për gjenocidin serb të kryer në Kosovë”, deklaroi ai.

Thaçi ka pohuar se nuk ka kohë, faktor dhe rrethanë që e amniston gjenocidin e Serbisë në Kosovë./Telegrafi/