LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Me Sali Berishën duhet të merret një kolegjium i mjekëve (Video)

Thaçi: Me Sali Berishën duhet të merret një kolegjium i mjekëve (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është humbje e kohës për të, të merret me Sali Berishën, duke e quajtur si “gërmadhë të historisë”.

Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka çfarë të shtojë nga akuzat që ka bërë ndaj Sali Berishës.

“Kemi pasur një kohë një bashkëpunim si kryeministra dhe natyrisht se kemi bërë komplimente ndaj njëri tjetrit, por në ndërkohë pas mesazheve që ai ka drejtuar në drejtim timin unë sinqerisht ndjejë keqardhje për gjendjen e tij morale dhe politike që ka përfunduar si një gërmadhë e tillë”.

“Për shoqërinë shqiptare ai është bërë njeriu përçarës dhe i pabesë i skenës politike shqiptare dhe ka përfunduar në anën e kundërt të historisë. Për mua definitivisht nga ajo që e shoh, ai kërkon një trajtim nga një kolegjium i mjekëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës thotë se Sali Berisha dhe Pavarësia e Kosovës janë në anë të kundërta të historisë shqiptare.

Thaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, fillojnë veprimet institucionale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (Video)
Lexo po ashtu Thaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, fillojnë veprimet institucionale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (Video)

“Berisha dëshiron të qëndroj në skenën politike duke u marrë me mua…Ai ka quajtur edhe UÇK-në si terroriste…Urrejtjen ndaj reformatorit Rama, Berisha mund ta shpreh në Tiranë por jo të merret me mua për të qëndruar në politikë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori