Presidenti Hashim Thaçi, në vazhdën e vizitave te prodhuesit vendor, ka qëndruar për vizitë tek kompania “MOEA”, prodhuesi i lëngjeve Frutomania, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për të mbështetur bizneset vendore.
Gjatë vizitës në fshatin Kravaricë të Gjilanit ku edhe ndodhet kjo kompani, i pari i vendit tha se po mundohet t’iu qëndrojë afër prodhuesve vendor dhe qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të mos humbas besimi në institucionet shtetërore.
Këtu Thaçi takoi pronarët e kompanisë me ç’rast i përgëzoi për punën e tyre, teksa theksoi se kompania “MOEA” është prodhuesi më i fuqishëm në rajon dhe shembulli më i mirë i prodhimtarisë vendore.
“Si president i vendit ndjehem mirë për këtë vizitë, për këtë punë të mrekullueshme që e bëjnë këta punëtorë… Ajo që është me rëndësi është se në këtë adresë janë të lidhur edhe rreth 400 prodhues të pemëve frutore, të kësaj treve dhe më gjerë. Është një storie e suksesit, një storie që shteti duhet t’i qëndrojë afër dhe t’i ofrojë kushte më të mira edhe infrastrukturore, edhe si autoritete komunale, por edhe si institucione të shtetit. Ne do të jemi afër tyre brenda mundësive, kapaciteteve dhe potencialeve që i kemi si shtet. Mendoj se ky është imazhi më i mirë për Kosovën, për klimën e mirë për biznes, atraktivitetin që e ka shteti ynë i ri por me mundësi të mëdha”, tha ai.
Sa i përket vizitave që po realizon kohëve të fundit, Thaçi deklaroi se kjo është rritje e përgjegjësisë së institucioneve të vendit.
“Mesazhi i këtyre vizitave të mija është që njerëzit në Kosovë të rikthejnë besimin në politikë dhe në institucionet e shtetit të Kosovës. Ne duhet të kemi një partneritet si institucionet e vendit edhe me shoqërinë civile, edhe me ju media, dhe me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare për të ndërtuar dhe fuqizuar edhe më tepër shtetin tonë”, u shpreh presidenti.
Ndërsa pronari i kompanisë “MOEA”, Armend Malazogu, vlerësoi lart vizitën e presidentit të vendit në këtë kompani, pasi që siç tha ai, vizita të tilla shtyjnë bizneset të ecin përpara.
“Vizitat e tilla, të institucioneve shtetërore, posaçërisht kreut te shtetit, na japin neve vullnet për të vazhduar tutje. Na japin entuziazëm që sytë e institucioneve qeveritare do të drejtohen rreth bujqësisë, rreth suportit të të gjithë fermerëve, jo vetëm kompanisë tonë, që të mund të jemi konkurrues jo vetëm në tregun tonë, por edhe ne tregjet e jashtme”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre