LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranon letër urimin dhe rikonfirmimin e njohjes nga presidenti i Guinea-Bissau

Thaçi pranon letër urimin dhe rikonfirmimin e njohjes nga presidenti i  Guinea-Bissau

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.

Në këtë takim, sipas një njoftimi, ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna ia dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.


Presidenti Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.

“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë Presidenti.

Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori