LAJMI I FUNDIT:

Thaçi paralajmëron: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika (Video)

Thaçi paralajmëron: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se shqetësimi i tij më i vogël është se si do ta përfundojë karrierën e tij politike.

“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputetë. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.


I pari i vendit është lavdëruar për mënyrat se si është zgjedhur kryeministër, duke kritikuar kryeministrat tjerë të pasluftës.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës spektrit politikë që e ka votuar për President të Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të jetë faktor unifikues pa dallime.

Ai ka dhënë edhe parashikimin për ta ardhmen e tij politike për mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës”.

“…Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori