Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilët ka biseduar për nevojën që SHBA të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO dhe në BE.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE do të thotë më pak ideologji anti-perëndimore në tërë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se për të ecur përpara Kosova po punon në arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Serbinë për t’u liruar nga e kaluara dhe për të ecur përpara.
Ndërsa, në takimin me Jane Harman në “The Wilson Center”, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shumë me fat që në Uashington gëzon mbështetje bi-partizane.
“Në përkrahjen për Kosovën, në Uashington, nuk ka dallime në mes partive, është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtyjnë përpara proceset e konsolidimit të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Thaçi.
Në të dy takimet, Thaçi u shpreh se storia e Kosovës është storie e përbashkët e Kosovës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se kjo storie ka nevojë për kapitullin e fundit që është marrëveshja finale e paqes me Serbinë dhe integrimi në NATO dhe në BE.
Presidenti Thaçi u shpreh se është krijuar një momentum i ri me angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump dhe nëpërmjet të dërguarit special, ambasadorit Grenell, dhe ftoi që të përkrahet dhe të shfrytëzohet ky momentum i krijuar për të sjellë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe në tërë Ballkanin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert