LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H.W. Bush

Thaçi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H.W. Bush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush, ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë”.


Postimi i plotë i Thaçit:

“Bashkë me liderë botërorë, sot mora pjesë në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Uashington. Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë. Deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H. W. Bush. HTH (Foto: USA Today)”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/