LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon nga deputetët të bashkohen dhe ta ratifikojnë dekretin për gjendje të jashtëzakonshme

Thaçi kërkon nga deputetët të bashkohen dhe ta ratifikojnë dekretin për gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, i është drejtuar deputetëve, ku ka kërkuar ta ratifikojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Presidenti Thaçi, këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, përcjell Telegrafi.


“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm  me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19. Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë në konferencën për medie se kryeministri Albin Kurti nuk është pajtuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës.

Abazi: Kryeministri Kurti kundër gjendjes së jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Abazi: Kryeministri Kurti kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Abazi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk shihet e nevojshme dhe duket si masë ekstreme.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 19 raste me coronavirus./Telegrafi/