LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kemi arsye të jemi krenarë

Thaçi: Kemi arsye të jemi krenarë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka organizuar një pritje shtetërore për nder të mysafirëve të ftuar për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Para mysafirëve ndërkombëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet i gëzuar që po e shënojmë këtë përvjetor së bashku, duke gëzuar të arriturat e shtetit tonë dhe duke konfirmuar edhe një herë se qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin për vlerat tona të përbashkëta: lirinë, barazinë, shoqërinë shumetnike dhe shumëfetare, tolerancën, bashkëpunimin dhe dialogun.


“Kur kujtojmë se ku ishim para 20 vjetëve, se ku ishim para 10 vjetëve dhe shohim se ku jemi tani, kemi çdo arsye që të jemi krenarë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se që nga përfundimi i luftës kemi punuar që të ndërtojmë paqen.

“Ata që e lexojnë deklaratën tonë të pavarësisë, e kuptojnë se asgjë në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të gjetur zgjidhjen që do të sillte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Kjo zgjidhje ishte pavarësia e Kosovës dhe dekada jonë si shtet e ka dëshmuar këtë. Kur i vlerësojmë këto dhjetë vjet, e shohim që jemi shteti që ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit. Jemi vend që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve në kushtetutën tonë. Herën e parë që morëm pjesë në olimpiadë, fituam medalje të artë. Jemi konsoliduar si shtet, brenda dhe jashtë. Pjesa veriore e Kosovës sot është integruar dhe ka filluar të funksionoj rendi dhe ligji. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët. Madje edhe me Serbinë kemi arritur marrëveshjen e parë për normalizim në Bruksel dhe tani po punojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se konfirmimi më i mirë për suksesin e reformave tona është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.

“Kjo tregon se kemi ecur me hapa të mëdhenj e të qëndrueshëm në reformat ekonomike, politike dhe në drejtësi. Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen: do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky vizion i ynë nuk ka alternativë dhe ne do t’ia arrijmë ta bëjmë realitet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se kemi sfida përpara, por ato janë të njëjta si sfidat e të gjitha shteteve të tjera fqinje.

“Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, fuqizimi i sundimit të ligjit. Këto janë sfidat e stome. Por, së bashku me miqtë tanë, jam i sigurt që do t’ia dalim edhe në përballje me këto sfida. Dhe do të ecim sigurt edhe drejt realizimit të ëndrrës tjetër: anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB”, ka thënë ai.

Presidenti  ka thënë se duhet të festojmë e të gëzohemi për të arriturat tona, por edhe të mendojmë dhe punojmë me këmbëngulje për realizimin e aspiratave tona. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori