LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gjendja në Kompleksin memorial të familjes Jashari ka nevojë për masa emergjente (Video)

Thaçi: Gjendja në Kompleksin memorial të familjes Jashari ka nevojë për masa emergjente (Video)

Analisti Jusuf Thaçi, në emisionin Debat D Plus të RTV Dukagjinit ka bërë të ditur se peticionit online, përmes të cilit kërkon veprime urgjente të Qeverisë së Kosovës për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari, deri tani brenda një periudhe të shkurtë i janë përgjigjur 3 mijë qytetarë.

Ai tha se bazuar në këtë peticion, në gjendjen faktike të Kompleksit memorial të familjes Jashari si dhe në emër të të gjithë atyre qytetarëve që e kanë një shqetësim të tillë ia  ka nisur një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, pastaj Agjencisë për menaxhimin e memorialeve si dhe Komisionit përkatës parlamentar.


Thaçi bëri të ditur se ka pasur përgjigje nga kryetari i Komisionit për Mjedis e Planifikim Hapësinor, Daut Haradinaj se disa nga shqetësimet kanë filluar të adresohen.

Sipas tij, aspektet procedurale për ta dërguar ligjin për miratim thuajse kanë përfunduar dhe ky ligj shumë shpejt mund të miratohet e që i hap rrugë projektit të madh të konservimit të Kompleksit memorial të familjes Jashari.

Por siç tha Thaçi pavarësisht ndryshimeve ligjore dhe projektit të konservimit, që me siguri do kohë e ka procedura gjendja tregon se ka nevojë për masa emergjente, që nuk kanë nevojë të priten ndryshime ligjore dhe nuk kanë kosto të papërballueshme.

Ai bëri të ditur se në Kompleksin memorial të familjes Jashari nuk ka roje, objektet janë të rrezikuara nga personat të papërgjegjshëm, pastaj sipas tij, mundet dikush edhe me qëllim jo të keq të marrë suvenire, nuk ka të vendosura kamera të sigurisë, etj.

Sipas Thaçit, po ashtu disa nga trarët e mbi-kulmit janë kalbur dhe munden të rrënohen, si dhe ta rrezikojnë jetën e vizitorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori